Ish presidenti i Shqipërisë Ilir Meta theu heshtjen dhe mohoi pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-sigurimit te shtetit.
Ai sfidoi autoritetin e dosjeve të bëjë publike dokumentet ndërsa duke u kthyer pas në të shkuarën e tij Ilir Meta kujtoi se në Fakultetin Ekonomik ku ai ka kryer studimet ishin me dhjetëra studentë me të njëjtat inciale, madje edhe një shoku tij i klasës kishte të njëjtin emër dhe mbiemër.
Ilir Meta e cilësoi lojë politike, ndërsa sulmoi ashpër autoritetin e dosjeve duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve, pasi sipas tij prej vitit 92 ai është nënshtruar të gjitha verifikimeve dhe e shkuara e tij ka dal e pastër.
Për njollosjen emrit nuk do i drejtohet drejtësisë ndërsa thotë se nuk ka marrë asnjë dokument nga autoriteti i dosjeve dhe as nga kryetarja e Kuvendit për të cilën tregoi se i ka humbur respekti./tch/
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...