Sistemi shëndetësor ka mungesa të theksuara të mjekëve specialistë, por edhe me hapjen e specializizimet është konstatuar nga drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë se vitet e fundit më pak të interesuar për studimet pas universitare duke e bërë më shqetësuese situatën.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tha se numri i mjekëve të larguar nga Shqipëria është i barabartë më numrin e atyre që diplomohen.
Gjata: Është vënë re sivjet një ulje relative e numrit të kandidatëve për specializime pas universitare. Kjo lidhet edhe me numrin e madh të mjekëve që kanë emigruar dy vitet e fundit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Do të përbëjë shumë shpejt një problem të rëndësishëm për sistemin shëndetësor shqiptar pasi numri i atyre që largohen këto dy vitet e fundit është gati i njëjtë me numrin e mjekëve të rinj që prodhon universiteti.
Universiteti i Mjekësisë ka shpallur rregulloren për specializimet. Për 180 kuota ka 320 aplikime dhe intervistat do të kryen duke nisur nga data 9 janar i 2017. Për pranimet për specializimet, sipas rektori Gjata është bërë një tolerim me kusht për sa i takon nivelit të gjuhës angleze.
Gjata: Ne mund të ndodheshim para një fakti që të kishim një numër shumë të ulët të kishin nivelin C1. Senati akademik e mori parasysh këtë dhe e ulëm nivelin nga C1 në B2. Ky është vitit i parë që e gjithë procedura e specializimeve hartohen dhe ndiqet nga universiteti i mjekësisë sipas ligjit të arsimit të lartë për autonominë universitare. ora news
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...