Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongres Amerika në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan, ku ka deklaruar:
“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike./Arbresh.info
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...
Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”| Rama flet për Trump...
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...