Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë është vendosur sot, 4 shkurt, që të rihapet rrjeti social TikTok. Kjo do të bëjë që aplikacioni të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në vendim thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme.
Rrjeti TikTok nuk funksiononte që prej 13 marsit të vitit të kaluar në Shqipëri. Vendimi për të mbyllur për 1 vit TikTok-un erdhi pas një konsultimi të nisur nga qeveria me prindërit, i nxitur nga vrasja e një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli”.
Gjatë këtij viti, qeveria shqiptare vijoi komunikimet me drejtuesit e TikTok që të merren masa për vendosjen e filtrave që pengojnë promovimin e materialeve me përmbajtje ku ka dhunë ose promovohet gjuha e urrejtjes./tvklan.al
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...