Policia kë bërë të mundur identifikimin e familjes që humbi jetën në aksidentin tragjik, mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.
Mësohet se viktimat, nga fshati Dukas i Patosit, që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana, raporton tch, transmeton portali arbresh.info
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasen e fortë dhe tragjike. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi mbarë opinionin publik.
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...