Një banor i Brukselit përpjekjet e të cilit për të gjetur biçikletën e vjedhur elektrike në vend ishin të pasuksesshme, e lokalizoi atë falë një aplikacioni në celular.
Denis Hacquin e pa në aplikacion se biçikleta ishte dy mijë kilometra larg tij, në Fier.
Teksa nuk kishte asnjë reagim në Belgjikë, ai iu drejtua shqiptarëve, madje i shkroi në Twitter dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai mori qindra mesazhe që ofronin ndihmë për të gjetur biçikletën dhe i sugjeronin që të kontaktonte ministrinë e Brendshme në Tiranë.
Më pas ai shkroi se, “U nisa e-maile dhe një ditë më pas e gjetën biçikletën. Tashmë autoritetet shqiptare po punojnë për të kthyer mjetin në Belgjikë”.
Ndërsa, Hacquin e gjeti rastin të falënderonte zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko për ndërhyrjen e saj në zgjidhjen e çështjes. /TCH
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër