Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën një ditë pas konflikti fizik me një të mitur 16-vjeçar dhe vëllanë e tij 18-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, kur viktima dyshohet se kishte sharë dhe fyer një fëmijë të vogël. Pas kësaj, fëmija i është ankuar vëllait të tij, 18 vjeç, i cili është përfshirë në sherr me 52-vjeçarin.
Gjatë përplasjes, i riu e ka goditur me grusht viktimën, e cila është rrëzuar dhe ka goditur kokën në tokë.
Sipas JOQ, 52-vjeçari është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë të hënën me datë 10 nëntor në spitalin e Traumës.
Policia ka bërë të ditur se adoleshenti 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë