Një burrë i moshuar, qytetarët i Durrësit në një prononcim dhënë për arbresh.info ka falënderuar banorët e Kosovës për ndihmën që po u bëjnë.
Ai pasi mori buke dhe mish të sjellë nga Prizreni u emocionua teksa shprehte falënderimet.
“Falënderoj popullin e Kosovës që na ka dalë në ndihmë dhe pavarësisht sasinë që po sjellin po kujtohen për ne”, ka thënë ai.

Ndryshe nga Prizreni janë sjellë mbi 2 mijë bukë dhe një sasi e konsiderueshme e mishit për banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti.
Një nga organizatorët ka thënë se gjithë kjo sasi është mbledh për një orë.
“Kjo sasi është mbledh për një orë, jemi shoqëri nga Prizreni. Planifikojmë që aksionin ta zhvillojmë edhe ditëve në vazhdim”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Gazetare: Agnesa Çitaku
Kamera: Rron Agolli
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës