Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.
Sipas policisë, shtetasi G.D dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.
Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, G.D e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...