Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia në Elbasan.
Shtetasi E.G ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Vijon puna operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, dhe kanë ndaluar shtetasin:
E. G., 35 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen