Një 25 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar në Shijak në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Policia njofton se Blejdi Axha ishte dënuar me mbi dy vite burgim për drejtim të automjetit nën efektin e drogës, për posedim të armës së ftohtë dhe për thyerje të masës së sigurisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar shtetasin Blejdi Axha, me 2 vjet dhe 2 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në janar të vitit 2022, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, atij iu gjet 1 përforcues grushti.
Axha iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...