Shqipëria ka specifikuar kohën e hyrjes në zonën Shengen. Në Fletoren Zyrtare është botuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Veprimit Schengen 2026–2030, dokument që përcakton masat që vendi do të ndërmarrë në katër vitet e ardhshme për përgatitjen drejt anëtarësimit në zonën Schengen.
Plani synon përafrimin e plotë me standardet Schengen, duke u fokusuar në menaxhimin e kufijve të jashtëm, forcimin e sistemit të azilit, politikën e vizave, si dhe rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit policor. Dokumenti parashikon ngritjen e strukturave drejtuese dhe angazhimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në zbatim.
Sipas Planit të Veprimit, deri në vitin 2030, Shqipëria synon të përmbushë të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore të Schengen-it, në përputhje me Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” në negociatat me Bashkimin Europian.
Plani përfshin masa konkrete për kontrollin kufitar, parandalimin e migracionit të parregullt, luftën kundër krimit ndërkufitar, si dhe përdorimin e sistemeve europiane të informacionit, përfshirë sistemin Schengen dhe atë të hyrje-daljes.
Zbatimi i planit do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa një vlerësim afatmesëm do të kryhet në fund të vitit 2027, dhe vlerësimi përfundimtar në vitin 2030, si pjesë e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...