Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një automjet ka përplasur disa mjete të parkuara anës rrugës.
Sipas informacioneve, rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte.
Si pasojë, ai ka goditur katër automjete të parkuara.
Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Arbeloa flet para mediave për herë të parë si trajner i Real...
UNICEF: Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga arm...
Florent Hadërgjonaj realizon dy gola ndaj Karagumrukut
I mituri theret me thikë në Gjakovë, dërgohet në QKUK për tr...
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personave t...
Aktakuzë ndaj mjekut që lëshonte raporte mjekësore sipas kër...