Dy turistë kanadezë që kishin humbur rrugën gjatë një ecjeje në Karaburun janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga Policia Kufitare e Dhërmiut, pas një operacioni kërkim-shpëtimi në kushte të vështira.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, kur salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mori njoftimin se dy shtetas të huaj ishin ndarë nga grupi i tyre dhe kishin humbur orientimin në zonën malore pranë Gjirit të Gramës.
Menjëherë, efektivët e Policisë Kufitare Dhërmi u nisën me mjet lundrues drejt vendngjarjes dhe nisën kërkimet në terrenin e vështirë, duke lëvizur në këmbë në errësirë të plotë.
Rreth orës 24:00, dy turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u shoqëruan të sigurt deri në Gjirin e Gramës, ku u ribashkuan me grupin e tyre.
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...