Një turist me shtetësi gjermane ka humbur jetën në kanionin e Langaricës në Përmet.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë për Klan News se shtetasi gjerman, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.
Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga reshjet e dendura të shiut e për rjedhojë, ka dalë nga shtrati i lumit Langaricë.
Në vendin e quajtur, “Mulliri i Bënjës”, policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë, të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.
Ndërkaq, rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në Langaricë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare