Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19.
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm./tch
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...