Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha deklaroi sot se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve.
“Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane”, u shpreh Hoxha.
Kjo njësi, theksoi ministri, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë.
Deklarata e ministrit u bë gjatë një takimi ku prezantoi Risena Xhajën në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).
Xhaja vjen nga një përvojë e gjatë në administratë.
Sipas ministrit, AAPSK është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, sidomos kundër krimit të organizuar, për goditjen e tij në pikën më nevralgjike, që është paraja, të ardhurat dhe pasuria./atsh
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje