Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë , Tajar Kagan Atay.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha bëri të ditur se me Atayn biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, përcjell Arbresh.info.
“Shpreha vlerësimet në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik dhe mjaft i frytshëm me shtetin turk. Turqia është një partnere e jona kryesore në fushën e sigurisë, por edhe të kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës së përhershme”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e tij në Facebook.
Hoxha tutje ka marr ftesë për vizitë zyrtare në Turqi, për tu takuar me homologun e tij turk.
“Ambasadori më shprehu dhe u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj , duke theksuar që e kundërta as që mund të diskutohet. Në bisedë shprehëm reciprokisht mirënjohjen e thellë për solidaritetin e dëshmuar dhe ndihmën e menjëhershme në raste emergjencash. Prita me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare në Turqi për t’u takuar me Ministrin e Brendshëm të Turqisë në një moment sa më të volitshëm”, ka shkruar Hixha./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...