Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se do t’i përcjellë ditën e sotme Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në një prononcim për mediet, ministri Hoxha theksoi se, Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.
Hoxha u shpreh se, “ky proces ishte shumë konkurrues, në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga dy misionet që asistojnë Policinë e Shtetit”.
Sot, shtoi Hoxha, “Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do t’i përcjell kryeministrit, Këshillit të Ministrave, kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm”./atsh.al
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës