Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani. Përpara media, Berisha shprehu ngushëllimet për bashkëshorten, fëmijët dhe qytetarët shqiptarë që siç tha ai humbën një shtetar dinjitoz.
Ish-kryeministri u shpreh se Nishani ishte një nga bashkëpunëtorët e tij me të ngushtë, me të cilin ndante edhe miqësi. Sipas Berishës, ai nuk është sot fizikisht, por do të mbetet gjallë përjetësisht.
“Isha për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën zinë e kësaj gjëmë të madhe që iu ka rënë atyre.
Miqve të tyre, të afërmve, por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë parë të Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja një prind të shkëlqyer, bashkëshort dhe baba fisnik.
Shteti shqiptar një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij. Shqiptarët një nga shërbëtorët më të përkushtuar.
Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi, por edhe një miqësi e përsosur që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rënie.
Përkundrazi erdhi gjithnjë në forcim. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është midis nesh.
Por e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë, përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si mik dhe bashkëpunëtor.
Iu shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe shqiptarëve që humbën ish kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet Presidencës. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij”, tha Berisha./abcnews/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!