Pasi Këshilli i Çështjeve të Brendshme i Bashkimit Evropian miratoi këtë të martën hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.
Ministria e Punëve të Jashtëme të Holandës thotë se:
“Ne kemi rënë dakort që të hapen negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Përpara se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare, Shqipëria do të duhet të bëjë përparim të mëtejshëm në fushën e reformave për të plotësuar kushtet sikurse është rënë dakort në Konkluzionet e Këshillit.
Shqipëria është në rrugën e duhur, përparim i dukshëm është bërë sikurse dhe tregohen në Raportin e Komisionit. Njëkohësisht ka ende disa çështje që kërkojnë vëmendje. Kjo është arsyeja pse Holanda dëshironte të shikonte disa kushte të përfshiheshin në konkluzionet e Këshillit.
Këshilli ka vendosur unanimisht që Konferenca e parë Ndërqeveritare do të zhvillohet një herë që Shqipëria të ketë plotësuar këto kushte.
Pas një procedure me shkrim, konkluzionet e Këshillit do të miratohen zyrtarisht nga Këshilli”./TCH
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...