Holanda ka vendosur të lejojë lëvizjen e lirë të të gjitha kategorive të shtetasve shqiptarë drejt territorit të saj duke nisur nga data 24 qershor.
Ambasada e Shqipërisë në Hagë njoftoi se vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve në Shqipëri.
“Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike”, njofton ambasada shqiptare.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës po ashtu, nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion.
Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh.
Udhëzojmë në çdo rast udhëtarët që të kontaktojnë gjithnjë me kompanitë ajrorë që operojnë fluturimet e tyre, pasi këto kompani, në cilësinë e subjekteve private, mund të kërkojnë plotësimin e formularëve të veçantë apo kritere shtesë për pasagjerët në momentin e udhëtimit./Atsh
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...