Mes dhjetëra familjeve të mbetura pa strehë në Qytetin Studenti është edhe e moshuara Jeta Tafaji. Gruaja ka rrëfyer për ‘News 24’ një histori të mbushur me shumë dhimbje dhe vuajtje, që nis me humbjen e shtëpisë në firmat piramidale, më pas vdekjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve nga sëmundjet, për ta mbyllur me lajmin e fundit se ka mbetur e pastrehë.
Jashtë në të ftohtë, fillikat e vetme, pa një njeri pranë, ku të mbështesë kokën e të qajë hallet që e kanë vënë për fund.
Ato pak orendi shtëpiake që i kanë mbetur nga martesa janë hedhur kapicë mbi barin e lulishtes së qytetit studenti fiks para godinës nr. 15, ku e moshuara ka jetuar për 22 vite.
Jeta Tafaji nuk ka një familje, pasi familjarët i kanë vdekur. Fillimisht burri e më pas dy fëmijët kanë ikur nga kjo botë, duke e lënë të vetme në dy dhomat me qira në godinën 15 të qytetit studenti
.
E si i thonë fjalës kur të vjen e keqja hapi derën, nga sot Jeta Tafaji është zyrtarisht edhe e pastrehë, pasi objekti ku ajo ka jetuar për 22 vite, godina nr. 15 është shpallur e pabanueshme dhe do të prishet.
Lajmin thotë se ka marrë vesh në sallën e operacionit, ndërsa i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pa e marrë mirë veten ka ardhur të qëndrojë pranë plaçkave të saja që janë e vetmja pasuri që i ka mbetur në jetë.
Të vetmen shtëpi që ka pasur në jetë e humbi në firmat piramidale në vitin 1997. Në kushtet e mungesës së një strehe ajo dhe familja u vendosën në po atë vit në ish konviktin e qytetit studenti pasi bashkëshorti ishte me punë në këtë ndërmarrje.
E moshuara është strehuar provizorisht në qendrën sociale pranë njësisë nr 8 dhe 9, por thotë se nuk mund të jetohet përgjithmonë aty ndaj dhe lutet që të paktën shteti ti mundësojë një dhomë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...