Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku disa fëmijë të kopshtit publik të këtij qyteti dyshohet se janë helmuar nga ushqimi me përmbajtje salmonele.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, ku disa fëmijë janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit, ndërsa analizat laboratorike kanë treguar se ata janë helmuar.
Ashtu siç raporton RTSH-së, analizat kanë treguar prani të bakterit salmonelë dhe paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që fëmijët kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.
Në lidhje me ngjarjen drejtoresha e institucionit Greta Lena bën me dije se në spital janë paraqitur fëmijë që kanë konsumuar ushqim me përmbajtje me salmonelë, por situata është nën kontroll dhe jo siç paraqitet në disa rrjete sociale që shkruajnë për 70 fëmijë të prekur.
Lena shpjegon më tej se në spital janë paraqitur vetëm 3 fëmijë, një rast me simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë.
Ndërkaq kopshti i është nënshtruar dezifektimit.
“Nuk është i vërtetë numri që qarkullon në mediat sociale. Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit Gramsh në fillim të javës. Fillimisht është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.
Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.
U krye menjëherë dezifektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma”-shprehet drejtoresha e institucionit spitalor Greta Lena.
Pas ngjarjes është ngritur një grup pune i përbërë nga disa inspektorë higjiene të kryesuar nga inspektor Gazmend Miza, të cilët po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit.
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...