Kioskat që tregtojnë produkte ushqimore apo mallra të tjera pranë godinave arsimore do të hiqen. Vendimi është marrë nga Bashkia e Durrësit, e cila do të nisë aksionin për largimin e tyre nga shkollat.
Shkak për këtë është bërë helmimi i fëmijëve nga konsumimi i këtyre produkteve.
Janë me dhjetëra kioskat e vendosura pranë godinave arsimore. Të konsideruara shpesh herë të rrezikshme për konsumatorët e vegjël, e ku në jo pak raste janë helmuar nga përdorimi i tyre, ka detyruar autoritet vendore të marrin masa. Në secilin prej tyre ka një njoftim që paralajmëron largimin prej aty.
Pas procedurave ligjore, do të organizohet një aksion për lirimin e këtyre hapësirave publike në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor. Shumë fëmijë janë helmuar për shkak të tregtimit të produkteve të skaduara apo mbajtjes së ushqimeve të shpejta në kushte jo të përshtatshme.
Për të tilla aktivitete është ngritur zëri disa herë, duke kërkuar kontrolle më të shpeshta ndaj këtyre subjekteve. Por deri më sot, masat kanë qenë sporadike, duke mos bërë asgjë për garantimin e sigurisë./abc
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...