Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka njoftuar se tashmë legalizimi i dokumenteve me vulë apostile bëhet brenda 24 orëve.
Më anë të një postimi në Facebook, Hasani bëri të ditur se dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në çdo zyrë poste në territorin e Shqipërisë dhe më pas brenda ditës MEPJ i përpunon për legalizim.
“Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve. Dorëzo dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së. MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...