Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shprehur shqetësimin se Shqipëria përballet me kërcënime të vazhdueshme hibride.
I pranishëm në Komisionin e Posaçëm kundër Dezinformimit, ministri Hasani renditi disa hapa që ka ndërmarrë Ministria e Jashtme për të përmirësuar mbrojtjen ndaj dezinformimit.
“Një nga sfidat më shqetësuese të shoqërisë sonë mbetet dezinformimi. Ky fenomen po përballet në çdo shtet, përfshirë edhe Shqipërinë dhe po dëmton shumë shtylla të shoqërive tona demokratike. Bashkëpunimi ndërkombëtar zhvillon mekanizmat e tij që ndihmojnë në parandalimin dhe reagimin ndaj mekanizmave hibridë që përfshijnë në thelb, dezinformimin.
Ky bashkëpunim do të përfshijë organizata si NATO, BE apo OSCE, por edhe mekanizma të tjerë që ofrojnë mbështetje teknike dhe financiare. Nënshkrimi i memorandumit me SHBA-të në 15 shkurt të këtij viti, për luftën ndaj dezinformimit do të lejojë zhvillimin e politikave të përbashkëta për të luftuar dezinformimin dhe përmirësuar aftësitë tona për të reaguar ndaj ndaj kërcënimeve hibride. Një marrëveshje të ngjashme do e nënshkruajmë shumë shpejt me Italinë.
Shqipëria është anëtare e qendrës së ekselencës për kërcënimet hibride në Helsinki Finlandë duke u bërë zyrtarisht, vendi anëtar i i 36 që bashkohet kësaj qendre që ka vende të BE dhe NATO. Pjesëmarrja jonë forcon bashkëpunimin rajonal dhe global ndaj kërcënimeve hibride. Po punojmë për të përmirësuar politikat ndaj tyre dhe jo vetëm”, u shpreh ministri Hasani./rtsh
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...