Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin.
Këto komente Hasani i bëri në takimin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria, të organizuar nga Shqipëria të kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asanblesë Parlamentare të OKB- së, shkruan Arbresh.info
Gjatë fjalës së tij, Hasani ka theksuar nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerve, veçanërisht fëmijëve, viktimat më të pafajshme të konfliktit.
Postimi i tij:
Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin, duke zbatuar praktikat më të mira për riatdhesimin e shtetasve dhe duke ofruar mbështetje thelbësore për riintegrimin.
Në takimin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria, të organizuar nga Shqipëria të kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asanblesë Parlamentare të OKB- së , nënvizova nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerve, veçanërisht fëmijëve, viktimat më të pafajshme të konfliktit.
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...