Ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i ka kushtuar një shkrim në 556 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Hasani gjithashtu tha se qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulën me respekt figurës së njeriut që fitoi vlerësimin dhe respektin e ndërkombëtarëve.
“Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulëm me respekt figurës së njeriut që fitoi vlerësimin dhe respektin e ndërkombëtarëve.
“Bashkimi bën fuqinë”, nuk është vetëm porosia e madhe e Skënderbeut por kryefjala e përpjekjes së përditshme të shqiptarëve në çdo trevë”, shkruan Hasani./Arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...