Hasani në takimin e ministrave të Jashtëm në Gjermani: Procesi i Berlinit nxit integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

19:24 | 1 Tetor 2024
E.H

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka marr pjesë në takimin me ministrat e Jashtëm në Gjermani në kuadër të Procesit të Berlinit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar për avancimin e marrëveshjeve për forcimin e rajonit.

“10 vjet nga Procesi i Berlinit, një nxitës kryesor i bashkëpunimit rajonal, rritjes ekonomike dhe integrimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëveshjeve të mobilitetit dhe forcimin e një rajoni më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Le të shfrytëzojmë këtë moment për të afruar Ballkanin Perëndimor më pranë BE-së”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme