Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku edhe është takuar me disa homolog të tij.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani bëri të ditur se në fokus të diskutimit ishte përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, përcjell Arbresh.info.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schëarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Elmedin Konaković, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns”, ka shkruar Hasani.
“Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, ka shtuar Hasani./Arbresh.info
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...