Këtë të enjte, 22 maj, në Bruksel do të mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani.
Në Bruksel do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:
Negociatat për kapitujt e Grupimit 3
Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
Kapitulli 16 (Tatimet)
Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)
Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm./abcnews.al
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...