Për t’i paraprirë samitit të 13 dhjetorit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Unionit Europian, ministrat e Jashtëm të të dy këtyre pjesëve të kontinentit tonë u ulën përballë njërit-tjetrit po në Bruksel në një konferencë të thirrur nga miqtë e Europës.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në mënyrë të përsëritur artikuloi qëndrimin e Shqipërisë që vazhdon të jetë gati për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit.
“Të jeni të sigurt se mesazhi që do të merrni nga Tirana është një i vetëm: Jemi të fokusuar tek objektivi për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian, pa lidhëzat “por”, apo “nëse”.
Hasani kërkon që procesi anëtarësimit të mos udhëhiqet nga paragjykimet, por rezultatet e vendeve kandidate.
“Nëse do të përdorja metaforën e fëmijëve të vegjël, deri tani jemi përgatitur për provime dhe tashmë jemi gati të hyjmë në provim. Por disa prej neve po na vihet në dukje pse jemi veshur kështu e ashtu, apo modeli i papërshtatshëm i flokëve. Në fakt i rëndësishëm është provimi dhe kjo është diçka për të cilën do të vazhdojmë jo vetëm të përgatitemi, por edhe ta realizojmë me suksese”.
Në samitin e 13 dhjetorit, por dhe atë të Këshillit Europian që do të mbahen në 14 dhe 15 dhjetor do të diskutohet mbi rreziqet që kanë kërcënuar dhe që ende përbëjnë kërcënim për rajonin e Ballkanit dhe do këtë propozime konkrete për tejkalimin e tyre./tvklan
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen