Hapja e grupkapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian shënon një arritje por edhe gurthemelin historik të rrugëtimit drejt familjes së madhe evropiane. Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë podkastit të tij “Flasim”.
Pak ditë pas hapjes së negociatave për grup kapitullin “Themeloret”, kryeministri Edi Rama thekson rëndësinë e përfitimeve nga ky proces, duke shtuar se bashkimi me Evropën e sheh si një rruge me dy korsi.
“Bashkimi me Evropën është një rrugë me dy korsi, ajo e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve dhe korsia e dytë është politika”, tha Rama.
E ftuar në “Flasim” ishte ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Korrupsionin Adea Pirdeni, e cila e konsideroi shumë të rëndësishëm hapjen e negociatave për grup kapitullin e parë me BE-në.
“Ky proces është i pakthyeshëm. Lupa e Komisionit Evropian është me rigoroze ndaj nesh që jemi jashtë BE për të parë nëse ne po ecim në drejtimin e duhur, nëse ne krijojmë një pushtet gjyqësor të pandikuar. Lufta kundër korrupsionit nuk i përket vetëm gjyqësorit, por edhe mekanizmave që ne kemi ngritur”, tha ministrja.
Pas një pritje disa vjeçare dhe përmbushjes së kushteve të nevojshme Shqipëria hapi grupkapitullin e parë të negociatave më 15 tetor, në konferencën e dytë ndërqeveritare me BE që u mbajt në Luksemburg. Grupkapitulli i parë ka të bëjë me të drejtat themelore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike./rtsh.al/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...