Me një formulë të re koncesionare, qeveria ka hapur garën për ndërtimin e aksit Milot-Fier. Gjatësia e këtij segmenti është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen.
Kostot e zbatimit llogariten 1.2 miliardë euro dhe ku qeveria do të vendosë për 16 vitet e para një garanci prej 10 përqind.
Rruga do të jetë me pagesë, e cila do të shkojë në 0.075 euro për çdo kilometër. Për gjithë gjatësinë e saj prej 115 kilometrash atëherë tarifa që duhet të paguajë çdo automjete shkon në afro 8.6 euro. Për ata që nuk duan të paguajnë do të ketë rrugë alternative pa pagesë.
Rruga e cila pritet të përfundojë në 2024 do të shkurtojë distancën, duke bërë të mundur që i gjithë segmenti Milot-Fier të përshkohet në vetëm 75 minuta. Ndërsa nga Morina në Vlorë, do të shkohet për 3 orë. Kryeministri premton se rruga që do të jetë pjesë e korridorit blu do të jetë e standardeve europiane të vërteta.
Për të treguar cilësinë me të cilën punohet tani në rrugë, Kryeministri mori shembull atë se çfarë u trashëgua nga qeveria paraardhëse.
Duke shpjeguar përse u anulua koncesioni i rrugës Milot-Baldren, kreu i qeverisë lajmëron se shumë shpejt do të hapet gara për Kampusin Universitar, Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Sigurisë./tv klan
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...