Gjatë ditës së djeshme u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi kundër COVID-19 në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa presidenti i Serbisë po ashtu ishte i pranishëm në takim.
“Nëse ndonjë qytetar ndodhet në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmerr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.
Zaev thotë sa duhet të ketë bashkëpunim më të madh me vendet e Ballkanit.
“Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev./telegrafi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...