Ardjan Xhafa ka denoncuar problemin e tij për regjistrimin e pronës.
Xhafa i cili vjen nga fshati Sheqisht i Fierit, pasi ka shkuar ta regjistrojë pronën e tij, në çertifikatën e trungut familjar i doli një hallë të cilën nuk e ka njohur asnjëherë.
Sipas Oranews, halla e Ardjanit, ka ndërruar jetë kur ai ishte foshnje në vitin 1923.
Ardjan Xhafa: Kam një problem të trungut tim familjar, të babait tim Hekuran Xhafa që ka pasur një motër Barie Xhafa që ekziston në doklumentat e gjendjes civile. Ajo ka vdekur në një moshë shumë të re siç tregon babai, as vetë nuk e ka njohur. E ka me të thenat e prindërve të tij. Duke hedhur dokumentat për të nxjerrë çertifikatën e pronësisë në emër të babait, kam hasur tek ky emër.Kam bërë gjithë dokumentat dhe i kam dërguar tek Kadastra, për të tërhequr çertifikatën nuk e bëj dot, sepse duhet hequr çertifikata e vdekjes së këtij personi. Kam hapur një gjyq në Fier, në shkallën e parë, e cila nuk e ka eleminuar. Ka thënë që duhet të bësh apel në Vlorë. I jam drejtuar Apelit në Vlorë dhe përsëri ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Fierit. Ky person nuk mund të hiqet se nuk ka as fëmijë dhe asgjë. Ju drejtova emisionit tuaj, dua një zgjidhje, ju lutem më ndihmoni.
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së