Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Shqipëri, Ervin Demo komentoi në një deklaratë për mediat nga Kryeministria sulmin e hakerëve iranianë mbi sistemin e Postës Shqiptare.
Demo tha se AKSHI dhe ekspertë të Postës Shqiptare po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur, ndërsa theksoi se nuk ka të dhëna për informacione të inkriptuara që mund të jenë të paaksesueshme për pjesën operacionale të vetë institucionit dhe se shërbimet vijojnë normalist.
“Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Ajo që mund të themi është që shërbimet e postës vijojnë normalisht. Nuk k atë dhënë që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesushme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Ajo çfarë dua të nënvizoj është që autoriteti i luftës kibernetike i ka kapacitete dhe i rrit garancitë dita-ditës sa i përket integritetit. Jo të gjithë institucionet janë të përfshirë në ombrellën e kësaj mbrojtjes”, tha Demo, raporton euronews.al.
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...