Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të KFOR-it nën koordinimin e inxhinierëve të kësaj force kanë kryer një inspektim të sigurisë më minierën e Trepçës në Stantërg.
Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, i njëjti është realizuar së bashku me inspektorët e armëve dhe municioneve nga Departamenti për Siguri Publike (DPS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe inspektorët e eksplozivëve të minierave nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM),
“Ky aktivitet i rregullt pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar së bashku me institucionet lokale, duke forcuar partneritetet dhe duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR.
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...