Policia e Shtetit disponon informacione shqetësuese se protesta e opozitës mund të çojë në dhunë, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje organizatoreve që të marrin përgjegjësitë dhe të mos lejojnë devijimin e tubimit. Reagimi i bluve do të jetë në proporcion të situatës së krijuar nga protestuesit.
“Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë. I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Gazmend Bardhi, sekretar kësaj force politike dënoi deklaratë e policisë duke u shprehur se protesta do jetë paqësore.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit. Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarët kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa”.
Partia Demokratike i bëri apel qytetarëve, që pavarësish provokimeve, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë.
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025