Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari reagoi pas deklaratës së ish-deputetit Gert Bogdani, i cili tha se Hajdari do të përjashtohet nëse nuk heq dorë nga mandati i deputetit si kolegët e saj.
Mbrëmjen e sotme, Hajdari përmes një reagimi në twitter, ka vënë në dijeni kongresmenë amerikanë dhe eurodeputetë mbi një deklaratë të sotmen të Sekretarit për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani.
Rudina Hajdari ende nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndryshe nga grupi parlamentar. Pak ditë më parë, ajo përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se është konsultuar me SHBA dhe BE dhe shumë shpejt do të bëjë publike vendimin e saj.
“Është mirë ta dini” thotë Hajdari, ndërkohë që publikon edhe deklaratën e Bogdanit. Në po këtë postim, Hajdari ka etiketuar një sërë institucionesh dhe politikanë të rëndësishëm perëndimorë duke nisur nga Ambasada e SHBA në Tiranë deri te Departamenti amerikan për Punët e Jashtme.

Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...