Për Shqipërinë mund të jenë thënë shumë në mediat e huaja, por është hera e parë që e quajnë “gangrenë” të trafikut të drogës. Kësaj radhe është Lalibre, gazeta belge që në një reportazh përshkruan fuqinë e trafikantëve të drogës, të lidhur me qeverinë.
Reportazhi i dy gazetarëve Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin, nis me një vlerësim për vendin tonë, për të kaluar menjëherë në bëmat e Tahirit.
“Shqipëria e kryeministrit Edi Rama prej kohësh ka qenë shembull i “nxënësit europian” në Ballkan. Por që nga viti 2014, kur shpërtheu trafiku i drogës, Perëndimi nisi të ngrejë tonet. Të hënën, në 16 tetor, policia e Katanias, në Siçili ndërmori një operacion kundër një bande shqiptarësh që kontrollonin trafikun e armëve dhe të drogës, dhe që kishin qarkulluar gati 300 milion euro në 4 vite”
Reportazhi vazhdon me lidhjet e Habilajve që shkojnë lart në qeveri, deri kur përmendet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Shtatë vetë të arrestuar, mes tyre shefi i grupit, Moisi Habilaj, 39 vjeç. është kushëri me Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dhe sipas përgjimeve telefonike të italianëve, të dy kishin qenë disa herë në kontakt me njëri-tjetrin.
“Nëse vini në Shqipëri, dijeni që policët janë të korruptuar dhe ka raste kur vetë shefi i policisë më ndihmon të ngarkoj mallin”, shpjegon Moisi Habilaj njërit prej kontakteve të tij në Siçili, në një bisedë të përgjuar nga karabinierët. Ndërkohë një tjetri, i shpjegojnë se “duhet t’i çojmë 30 mijë euro Saimirit”, shkruajnë gazetarët e huaj, duke bërë të famshëm edhe në Belgjikë bandën e Habilajve, lajmet e së cilës po bëjnë xhiron e mediave europiane/ Përshtati Lapsi.al
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...