Një incident ndodhi para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me strukturat e PD, si pjesë e fushatës për kreun e partisë.
Burime të lapsi.al thanë se në kohën kur anëtarët e PD po prisnin Bashën, është goditur nga njëri prej tyre deputeti aktual Bedri Hoxha.
Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa disa dëshmitarë thanë për lapsi.al se personi që e ka qëlluar është i afërm i deputetes Dhurata Çupi, e cila është rizgjedhur për një mandat të dytë, si e para e listës së PD në Dibër.
Arsyet e dhunës mbeten të paqarta.
Incidenti është përmendur edhe nga Basha në takim me antarësinë. Basha ka thënë që duhen ulur gjakrat që të mos ndodhin ngjarje të tjera si kjo e sotmja.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...