Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.
Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët. Situata ka degraduar deri në gjakosje.
Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur.
Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.
Madje një punonjëse policie, e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor./tvklan.al
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!