Kanë dal detaje të reja nga krimi i pasionit në Fier. Bashkëshorti i Ermirës, i cili jetonte në Greqi, nuk kishte dijeni se si kishte ndodhur ngjarja.
Ai kishte ardhur deri në Fier, për të varrosur të shoqen. Mirëpo, atje i thanë se ajo ishte vrarë nga personi me të cilin kishte lidhje intime.
Kaq ka mjaftuar që bashkëshorti ta mohojë gruan e tij dhe të mos pranojë që të tërhiqte trupin për t’i bërë një varrim të denjë.
“Panorama” mëson se bashkëshortja e Drini Dervenit mori pjesë në varrimin e bashkëshortit të saj, por ajo nuk kishte dijeni deri pas varrimit, se bashkëshorti i saj kishte lidhje intime me Ermirën.
Ditën e djeshme në orë dhe vende të ndryshme dy të rinjtë janë përcjellë për në banesën e fundit.
Paradoksalisht, familja e burrit të Ermira Arapit, fisi i tij, por edhe njerëzit e fshati të saj kanë refuzuar pjesëmarjen në ceremoninë e varimit të 29-vjeçares.
Kjo pasi sipas tyre ata ndiheshin të turpëruar për veprimet jo morale të nuses. Megjithëse e martuar Ermira, jetonte me kunatën e saj në Lushnjë, ndërkohë bashkëshorti, vajza e vogël bashkë me vjerrën dhe vjehrrin, jetonin në Greqi.
Në varrimin e 29 vjeçares Ermira Arapi kanë marrë pjesë vetëm pak njerëz nga familja e saj dhe varrimi është bërë në fshatin e saj në Lushnjë.
E kundërta ka ndodhur në varrimin e Drini Dervenit, i cili ka pasur një pjesëmarrje mjaft të madhe. Sipas informacioneve në ceremoninë mortore kanë qenë mbi 1 mijë persona të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.
Trupat e pajetë të Drini Dervenit dhe Ermira Arapit u gjetën në një mjet tip Jeep në zonën e Hoxharës në Fier./Albeu
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...