Ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës dhe i kanë dhënë të drejtë PD, pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Kur u thamë ndërkombëtarëve në Bruksel se pjesëmarrja në votime ishte 21% na dhanë të drejtë. Kemi bërë aksione të super suksesshme”, tha Duma në ‘Open”.

Sa i përket 30 qershorit, Duma shprehet se kryeministri Edi Rama synonte votat “gri” të shqiptarëve që shkojnë deri në 30%, për të thënë se kishte luftuar për sistemin.
“Diskutimi është ky. Thembra e Akilit dhe thelbi i çështjes. Ai merr dot Partia Socialiste votat e veta kur i merr të gjitha pushtetet dhe gëzon militantët e vet? Nëse bëhet fjalë që ti hyn i vetëm në garë, pse diskuton do fitosh apo jo? Ti je i emëruar. Kryeministri thotë se ne nuk u votuam por fituam sistemin. Ky zotëria kishte sfidë votuesin grin që kalon 30%. Dhe këtë 46% që e kishte totale, ky zotëria donte të shkonte me 50% dhe të thoshte ndërkombëtarëve që ne kishim një luftë për sistemin. Arsyeja pse ata detyrohen ta ngrenë me 2-3% orë pas ore.
Ata e dinë që opozita e ka bërë monitorimin e vet. Pjesëmarrja është raportuar në kohë reale dhe numërimi me tre katër orë diferencë. Kjo e bën të mundur që media dhe opinioni publik të marrë të njëjtën shifër. Ata kishin garë për sistemin. Ai i thoshte popullit shqiptar hajde këtu dhe mos voto për Partinë Socialiste. Sfidën e kishte ndaj opozitës”, tha Duma.
Ajo e konsideroi skandal përqindjen e lartë të votave të pavlefshme. “E dini sa vota të pavlefshme kanë dalë? 12%. Skandal! Ne e kemi të monitoruar sa veta kanë hyrë në të gjitha qendrat e votimit”, u shpreh Duma.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...