Pas mbylljes së kufijve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për të gjithë udhëtarët, Greqia ka vendosur të shtojë masat kufizuese.
Autoritetet e vendit fqinj kanë vendosur që nga data 17 gusht të lejojnë hyrjen nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës të vetëm 750 personave. Gjithashtu të gjithë ata që duan të kalojnë në Greqi duhet kenë kryer testin molekular për Covid-19 jo më larg se 72 orë dhe duhet të kenë rezultuar negativ.
Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...