Qeveria greke vendosi të premten që të shtrëngonte masat në pikat kufitare, gjë që ka prekur edhe Shqipërinë në doganën e vetme funksionale për momentin, Kakavijën.
Nga data 1 mars në 06:00 të mëngjesit deri në 15 Mars në 06:00 në mëngjes në Kakavijë do të futen masat e reja në fuqi, që lejojnë kalimin e vetëm 400 qytetarëve në ditë, 300 më pak sesa është limiti deri tani.
Në këto pika do të ketë teste të shpejta për këdo që hyn duke përfshirë edhe shoferët e kamionëve të mallrave. Ata që rezultojnë pozitivë do të kthehen pas.
Të gjithë personat që do të futen në Greqi nga data 1 mars (me përjashtim të shoferëve) do të qëndrojnë jo 7, por 15 ditë në karantinë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës