Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë, ditën e djeshme (e dielë) por sot është identifikuar viktima që i përket një shtetasi shqiptar.
Sipas mediave greke krimi ka ndodhur në Kipseli të Athinës.
I riu shqiptar është gjetur rreth otës 5: 30 të mëngjesit nga kalimtarë të rastit me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta. Sipas ekspertizës shqiptari ka ndërruar jetë në ambulancë.
Policia greke ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Deri tani është hedhur poshtë pista e vrasjes për grabitje, por pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes pas një grindje për çështje personale.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...