Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Forcat Speciale të rojës bregdetare, sekuestruan një sasi prej 70 kg kokaine e pastër.
Lënda narkotike ishte vendosur në 60 pako në një konteiner me banane që ishte ngarkuar në Panama, me destinacion Durrësin, për tu transportuar më pas në Bosnje Hercegovinë.
Konteineri ndodhej në port prej disa ditësh, në pritje për tu ringarkuar në anije me destinacion portin e Durrësit.
Për gjetjen e sasisë,u përdorën qentë e trajnuar të anti drogës. Detaje do të jepen gjatë orëve në vazhdim./lajmiifundit/
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...